U ndamë menjëherë pas lindjes së fëmijës’ Rrëfen ish-banorja e BBV3
Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Karaj, ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka rrëfyer më shumë nga jeta e saj private. Sara ka treguar emigrimin e saj në Londër kur ishte vetëm një vajzë e vogël, arsyeja për një jetë më të mirë.
Ajo është shprehur se është e lumtur dhe krenare sepse pavarësisht rritjes në një vend tjetër, ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur gjithmonë traditat shqipëtare. Ndër të tjera, Sara ka treguar disa detaje edhe nga lidhja e saj me ish-partnerin, ku kanë edhe një vajzë bashkë.
“Vajza imë është rritur me plot dashuri, jemi cdo ditë me njëri-tjetrin sepse jetojmë në një lagje me familjarët. Me babin e saj unë jam njohur, kam ndenjur 3-4 vite me të. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por në nuk jemi bashkë. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë, duke thënë se kjo do të jetë nusja ime”.
Ish-banorja më tutje ka rrëfyer se ndarja e tyre ka ndodhur menjëherë pas lindjes së fëmijës dhe ka qenë vendim i përbashkët.
ks