Aktorja e njohur meksikane, Eiza Gonzalez thotë se ka humbur shumë role në filma pasi i thanë se ‘është shumë e bukur’.
Aktorja 34-vjeçare ka sugjeruar se bukuria e saj në fakt e ka dëmtuar karrierën e saj, duke thënë se gratë latine mbahen në tjetër standard.
“Më kujtohet që më thanë për shumë projekte, ‘Ajo është shumë e bukur për këtë. Është shumë atraktive për këtë rol’. Atëherë thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më tërheqëse dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time!”, deklaroi Gonzalez.
Aktorja nuk dinte se çfarë të bënte me pamjen e saj dhe mendoi të rruante kokën në një përpjekje për të rritur perspektivat e saj.
“Kisha një krizë identiteti për një kohë të gjatë”, tha 34-vjeçarja.
“Mendoja me veten, a duhet ta rruaja kokën. A duhej ta bëjë veten më pak tërheqëse, ose më shumë tërheqëse. A duhet të vishem më thjesht ose më ekstravagante ose ta mbulojë trupin”, theksoi Gonzalez mes tjerash.
ks