LifeStyle

Akoma nuk e keni përgatitur ëmbëlsirën tradicionale tê festës së Nevruzit? Ja si ta gatuani ashuren në shtëpitë tuaja

Ashurja është një ëmbëlsirë turke që është përgatitur prej kohësh në familjet shqiptare, sidomos sot në festën e Sulltan Nevruzit.

Nëse doni ta përgatisni vetë në shtëpitë tuaja, më poshtë gjeni recetën dhe mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

Për 4 persona

300 gr grurë për ashure (grurë të rrahur)

100 gr sheqer të bardhë ose kafë

100 gr arra

100 gr bajame

100gr lajthi

50 gr rrush të thatë

3-4 fiq të thatë

3-4 karafila

Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës)

2 lugë të vogla kanellë

2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)

Pak kripë

Hapat

1 Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet.

2.Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5 l ujë derisa të zbutet plotësisht.

3. I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.

4.Në këtë moment, mund të lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzier vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.

5.E lëmë në këtë mënyrë të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajmë ashuren në tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura.

6.E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.