Është bërë publike edhe data se kur do të mbahet mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi”.
Kryetarja e këtj komisioni, Albana Vokshi njoftoi një ditë pasi u votua në Kuvend se mbledhja e parë e Komisionit të Shëndetësisë do mbahet këtë të hënë, në orën 11:00, në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohet mbledhja e parë.
Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se mbledhja e të hënës do jetë një “show” tani që mazhoranca ka ndryshuar ligjet për komisionet.
“Do pres një “show” debati në pamundësi të një aksesi të plotë ndër dokumentet dhe provat pasi këto e kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar gjithçka, është prishur struktura, duke filluar që nga transparenca e publikut.
Ajo është kontrollori viziv. Këto dhe për ekspertët edhe për dëshmitarët, edhe provat e për shumë të tjerat është domenit i mazhorancës. Ky është problem i madh.
Ky komision e humbi legjitimitetin. Kur u dha vendimi i Gjykatës Kushtetuese që duhet të ishte implementuar vota e diasporës. Është e patolerueshme, për dy bashkëkryetarët që nuk tirrnin komisionin. Janë 4 deri në 5 propozime. Është vota emigrantët, votimi elektronik sistemi zgjedhore. Propozimet duhet të ishin bërë.”- tha Sula në Report Tv.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo