Bota

Çfarë dihet deri tani për sulmin terrorist në Rusi

93 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë dhe më shumë se 100 të plagosur.

Ky është përditësimi i fundit nga ngjarja e ndodhur dje në Moskë.

Çfarë ndodhi?

Pak para mbrëmjes dje, persona të armatosur hapën zjarr në Crocus City Hall, një sallë koncertesh pranë Moskës, hapën zjarr.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Rusi në 20 vitet e fundit.

Kush e kreu sulmin?

Shteti Islamik, ISIS ka marrë përsipër ngjarjen. Ndërkaq forcat policore dhe hetuesit kanë punuar gjatë gjithë natës në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova, pasi autorët kanë lënë armë dhe municione pas.

Deri tani policia ka arrestuar 12 persona si të dyshuar.

Putin nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar.

Në Moskë dhe në qytete të tjera në botë në tabelat elektronike shkruhet: “Skorbim” – “Ne vajtojmë”.



/tiranapost