Të paktën 115 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit terrorist në një sallë koncertesh në periferi të Moskës në Rusi mbrëmjen e djeshme, 22 mars.
Në pamjet tonditëse të masakrës me qindra të vdekur nga salla e koncerteve u pa se 4 persona të maskuar dhe të armatosur rëndë, nisën të qëllonin ndaj civilëve përpara koncertit në sallën me 6200 vende.
🚨#BREAKING: Multiple people have been shot at concert hall with multiple fatalities with large explosions taking place
Currently, there are reports of a terrorist attack taking place at a concert hall entertainment center in Moscow, Russia. Reports… pic.twitter.com/2x3r2Yuz4u
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 22, 2024
Dëshmitarët treguan se ata filluan të qëllonin që jashte sallës, më pas u futën dhe qëlluan papushim drtejt njerëzve në sallë.
Ukraina përmes një deklarate dje u distancua nga sulmi i rëndë ku mbetën të vrarë të paktën 143 persona.
Këshilltari i lartë i Presidentit të Ukrainës Zelensky, Mikhailo Podolyak është shprehur se Ukraina nuk është e përfshirë me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus.
Në një postim në Telegram, Mykhailo Podolyak tha: “Le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.
Ndërsa sot presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas sulmit me armë në sallën e koncerteve në perfieri të Mosksë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 143 persona.
Putin thotë se është një akt barbar. Ai bëri me dije se agresorët janë kapur, duke shtuar se po përpiqeshin t’ja mbathnin drejt Ukrainës. Sipas tij të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigje.
Disa orë pas sulmit terrorist mbrëmjen e djeshme, mediat ndërkombëtare cituan se një burim sigurie i tha agjencisë ‘Amaq’ se luftëtarët e ISIS kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë.
Sipas medias, ISIS thotë se sulmuan një tubim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në vend përpara se të tërhiqej i sigurt në bazat e tyre.
Zjarri në sallën e koncerteve në Crocus pranë Moskës
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo