Lajme

Ferma VIP, dështim apo sukses? Kasti i vip-ave “vjedhin” zemrat shqiptarëve

Një format i ri shqiptar, i quajtur Ferma Vip, startoi mbrëmjen e djeshme në ekranin e Vizion Plus. Ky reality-show pa filluar transmetimin pritej me kuriozitet të madh nga shqiptarët, për vetë faktin se dhe marketingu që iu bë si fillim ishte për tu duartrokitur. Madje, madje shumë mendonin se do të konkurronte denjësisht formatin i cili tashmë është “in” në Shqipëri, Big Brother Vip.

Por, çfarë shije la te shqiptarët puntata e parë e këtij reality show më të ri?

Një kast i mrekullueshëm konkurrentësh iu bashkuan Fermës më të famshme në Shqipëri tashmë, madje sipas komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale ata janë shumë herë më të mirë dhe të përgatitur se banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Duke i njohur nga jashtë të gjithë kanë ato karakteristikat e tyre të veçanta. Le ta fillojmë nga e madhja Mariana Kondi, aktorja u bë pjesë e këtij formati dhe mund ta themi me siguri që aty brenda ka për të krijuar debate po ashtu dhe humor.

Konkurrentet te Ferma Vip
Konkurrentet te Ferma Vip

E më pas vazhdojmë te Robert Berisha i cili prej vitesh ka treguar karakterin e tij karizmatik dhe ngacmues.  Niko Komani, stilisti çapkën që kudo ku shkon do të krijojë gjullurdi, e padyshim dhe në fermën e Agait do të bëjë të njëjtën gjë. Vazhdojmë te Albano Bogdo. Sa themi emrin e tij nuk është nevoja që ta përshkruajmë pasi të gjithë e njohin kush është, si është dhe çfarë është i aftë të bëjë për të arritur qëllimin e tij, që në këtë rast është fitorja. Konkurrentja tjetër që u bë pjesë e fermës mbrëmjen e djeshme është Xhesika Polo, vajza të cilës i njohim zërin unik dhe me atë çfarë thotë ka dhe një karakter të tillë, por që mbetet ta shohim në vijim.

Një suprizë e këtij kasti ka qenë Elsa Lila. Si duket Elsa e ka ndarë mendjen që të mos i shkëputet më ekraneve shqiptare. Pas festivaleve ajo vendosi që të bëhet pjesë e këtij reality-show dhe njëjtë si dhe në këngë që nuk na ka zhgënjyer edhe brenda fermës pritshmëritë ndaj saj janë tepër të larta.

Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga janë dy konkurrentët e tjerë. Çili dhe Flori njihen nga publiku dhe dihet që kudo ku dhe kanë shkelur kanë pasur sukses. Influencierja Ditea Berisha, këngëtarja BabyG , kuzhinieri Gledis Gegaj, modelja Rigelsa Cybi, këngëtari Renis Gjoka dhe Valer Kolnikaj janë vipat e tjerë të cilët i janë bashkuar Fermës së Agait.

Ndërkohë, një emër tjetër i cili u bë pjesë e këtij programi është Dionis Biba, i cili njihet gjerësisht në rrjetin social “TikTok.

E qershia mbi tortë i këtij formati është Fjoralba Ponari, e cila së bashku me Bes Kallakun do të moderojnë këtë format të ri. Mes emocioneve ata startuan mbrëmjen e djeshme spektaklin, por nga publiku përveç fjalëve të mira, sigurisht që nuk munguan dhe ato “zeher”

Konkurrentet te Ferma Vip
Konkurrentet te Ferma Vip

Një program i këtij lloji vjen për herë të parë në Shqipëri dhe problematikat ishin të shpeshta gjatë spektaklit. Përpos problemeve teknike me audion, kamerat, moderimin edhe organizimi kishte disa mangësi të cilat u vunë në pah nga publiku. Madje edhe nga vetë konkurrentët.

Në një moment të spektaklit vetë Robert Berisha nuk ngurroi të thoshte me zë nëpër dhëmbë se organizimi ishte i keq. Duke mos ditur që ishte në transmetim Roberti iu drejtua konkurrentes tjetër, Rigelsa Cybit, duke i treguar pakënaqësitë që kishte.

“As nuk na treguan ku të ikim, as çfarë të bëjmë. Organizimi është i keq”, u dëgjua Roberti, video e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

@zinectis Qesha 🤣 #fermavipalbania #fermavip #fyp #fjoralbaponari #robertberisha ♬ original sound – 🐣

Si duket shqiptarët janë zhgënjyer nga puntata e parë e këtij reality show, sa i përket atyre problemeve teknike të cilat shpresojnë se do të rregullohen në vijim. Kjo kuptohet qartë edhe në komentet e lëna në rrjetet sociale. Por, diçka është e sigurt dhe për këtë janë dakord të gjithë se ky kast vipash “u lë targën” atyre të Big Brother Vip 3!

Ashtu si dhe pritej fermerët e “Agait” kanë nisur punën ditën e sotme. Ishte Besi, i cili ka dhe pozicionin e “kryeplakut”, i cili i zgjoi për të pastruar stallat. Më pas ata vijuan ditën me punët e fermës, gatuan, luajtën dhe kanë dhuruar shumë të qeshura.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo