Lajme

Basha i ”përgjoi” telefonin, Bardhi: Hërë tjetër do e lë në tavolinë, mos lodhet duke zgjatur kokën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar foton e cila u bë virale ku tregonte se si Kreu i PD, Lulzim Basha i ulur pas tij në sallën e Kuvendit shikon celularin.

Foto u shkrep në seancën e fundit parlamentar, e cila është e para që pas 5 muajsh u zhvillua pa tensione, kaos dhe zgjati për disa orë.

Mbi foton që qarkulloi kudo në media, Bardhi u shpreh se ai moment dukej si një cenim i privatësisë në mënyrë të panevojshme, por shtoi se në seancën e ardhshme do të lërë telefonin mbi tryezë në mënyrë që Basha “të mos lodhet duke zgjatur kokën”.

E kam parë videon ku Basha më sheh, duhet të pyesin Bashën se çfarë po shihte me aq kuriozitet te telefoni im. Dukej si një cenim i privatësisë së një kolegu në mënyrë të panevojshme. Nëse Basha do të shohë telefonin tim ia jap sepse nuk kam gjë për të fshehur dhe ai e di mirë këtë. Nëse do vazhdojë të ulet aty do e lë telefonin aty që të lexojë dhe mos të lodhet duke zgjatur kokën.”

Gjithashtu Bardhi tha se reagimi i Bashës në seancën e të enjtes ishte një show i ponevojshëm.

“E konsideroj të panevojshme Show-n që bëri kolegu Basha gjatë ditës së enjte. Për dy vite nuk çoi përpara Reformën Zgjedhore, kur nuk kemi qenë fare pjesë e procesit dhe ai me Alibeajn ishin në komision. Ishte një teatër i panevojshëm në mendimin tim.” – ka thënë Bardhi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo