Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga është një ndër konkurrentet e cila i është bashkuar formatit më të ri televiziv, “Ferma Vip”.
Teksa ishte duke biseduar me Elsa Lilën, Çili i ka rrëfyer se e ëma është diagnostikuar me kancer dhe aktualisht është duke ndjekur seancat e kimioterapisë.
Mes lotës këngëtarja tregon se merakun e saj më të madh ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
© Credits https://www.youtube.com/@FermaVipAlbania
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo