Roza Lati ka treguar mbrëmjen e sotme në BBV historinë e saj të jetës duke ndarë copëza nga fëmijëria e trishtë dhe dhunën që ka përjetuar nga babai i saj. Mes lotësh, Roza ka treguar se ka mbetur me trauma nga ajo histori dhe tani vuan nga ankthi.
Për t’ja lehtësuar gjendjen mendore dhe emocionale, Big Brother i ka bërë një surprizë të mrekullueshme Rozës, një ambient në natyrë me pemë, bar, rërë, gjithçka natyrale.
Ky do të jetë vendi i veçantë ku Roza do të mund të qetësohet dhe të relaksohet duke hequr ankthin dhe energjitë jo të mira.
“Faleminderit që keni bërë këtë gjë kaq të bukur për mua. Ndihem shumë e vlerësuar”, tha Roza.