Lajme

Meta feston 55-vjetorin e lindjes, shfaqet në “majë të hekurave”

Ish-presidenti, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta feston 55-vjetorin e lindjes. Këtë ditë të veçantë Meta ka zgjedhur që ta kalojë me aktivitet sportive, që kohët e fundit i është dedikuar plotësisht.

Në rrjetet sociale ai ka postuar një video, ku shihet teksa është ngjitur mbi një tubë hekuri duke u uruar shqiptarëve një të diel të mbarë.

“Të dashur miq! Ju uroj një të diele të mbarë plotë aventura dhe relaks, T’ia kaloni mirë”, thotë Meta

Ilir Meta është ndër politikanët më karrierë më të gjatë në Shqipëri. Ai lindi më 24 mars 1969 në Skrapar, Shqipëri. Për më shumë se 25 vjet, ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH). Gjithashtu, ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë nga 1999 deri në 2002.

Postet e rëndësishme që ka mbajtur Meta:

Ilir Meta ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI): Aktualisht është Kryetar i Partisë së Lirisë.

Kryetar i Kuvendit për 4 vite me radhë, nga viti 2013 deri në 2017.

President i Shqipërisë 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo