Lajme

I shpallur në kërkim për falsifikim, ndalohet në Kakavijë 58-vjeçari i dënuar me burg

Policia kufitare ka ndaluar 58-vjeçarin Alfred Lelaj pasi ishte i shpallur në kërkim pas dënimit me burg për falsifikim të pasaportave dhe vizave.

Lelaj ishte arrestuar nga policia e Vlorës dhe dënuar me 1 vit burgim pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave si letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.

58-vjeçarin Alfred Lelaj tentoi të futej në Shqipëri në moemntin që u arrestua në flagrancë nga Policia Kufitare në Kakavije.

Policia:

Tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Kakavije, ndërkohë që ishte në kërkim, i dënuar me burgim për falsifikim, ndalohet 58-vjeçari.

Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo