Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë është shprehur mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti shkroi ajo ishte ndërhyrja humanitare më e sukseshme në histori.
Ai shtoi se mirënjohja e Kosovës shkon për vendet dhe liderët të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, – shkruan Kurti.
25 years ago, @NATO began its aerial bombing campaign, one of the most successful humanitarian interventions in history, which stopped the unspeakable horrors of genocide. We are always grateful to the world leaders & the countries involved, who used politics to protect humanity. pic.twitter.com/WThJRbdCzK
— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2024
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar 24 marsin e vitit 1999 si ditë të shpresës së madhe për Kosovën, teksa ka rikujtuar nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi.
Sot mbushen 25-vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër vendndodhjeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbi-Mali i Zi.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 Qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova. Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo