Gold AG po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në shoubizin shqiptar.
Ai ka qenë së fundmi i ftuar në “SOL”, ku meqë ndodhemi në muajin e shenjtë, ka folur për fenë islame dhe për të mirat që i sjellë.
Artisti shqiptar tashmë është një praktikues i fesë islame, ku edhe shpesh ka folur nëpër intervista.
Në një bisedë, këngëtari thotë se Zoti i do të gjithë por, islamin ua jep atyre që i do.
“Zoti i do krejt, po ne dëgjojmë shpesh edhe pse ndoshta do nuk kanë qejf me i transmetu fort me i qit për shembull nëpër rrjete sociale që po ndodhin po sido që të jetë po them pasuri Zoti i jep gjithkujt, pasuri i jep kushdo që e lyp, kushdo që mundohet për pasuni se jo veç me lyp po kushdo që mundohet për me bo pasuri, Zoti ka me ia dhënë. Islamin ia jep atyre që i do, e Zoti i do krejt. Veç varet ti sa e do Zotin”, u shpreh ai.
Reperi nga Presheva tutje thekson: “Se ai krejt i do, te ai s’ka dallim mes meje dhe teje, ama edhe ti nëse vet e kërkon. Edhe Zoti thotë që nuk e ndryshoi gjendjen e një populli pa dashur me ndryshu ai vet. Edhe gjendjen tënde, ti je ai popull”.
Veç kësaj, Gold AG po vazhdon të jetë i përkushtuar në muzikë e projekte të reja.