Kevin Vucini, 25 vjeç, Brigen Carrica ‘Qarrica’, 21 vjeç dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, kërkohen nga autoritetet në Britaninë e Madhe për vrasjen e një 30 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, 10 gusht 2023 dhe tre të rinjtë nga Shqipëria nuk janë lokalizuar ende.
Agjencia Crimestoppers, e pavarur nga Policia britanike, por mbështet këtë hetim duke ofruar tre shpërblime deri në 10,000 £ për informacione që do të çojnë në arrestimin e Kevin Vucinit, Brigen Carrica dhe Rrezon Cengu.
Një hetim për vrasje filloi pasi 30-vjeçari Ben Daly u gjet me një plagë me armë zjarri në Ranelagh Terrace.
“Për shkak të rreziqeve të mëdha të përfshira, është e rëndësishme që Kevin Vucini, Brigen Carrica dhe Rrezon Cengu të gjenden të përballen me pyetje për vrasjen tragjike të Benit.
Nëse e dini se ku janë ata dhe kontaktoni drejtpërdrejt me Crimestoppers, mund të fitoni një shpërblim. Deri në 10,000 £ është në dispozicion për secilin nga tre individët”, thuhet në njoftimin e agjencisë Crimestoppers.
Ben Daly u dërgua në spital ku fatkeqësisht vdiq. Të tre kanë lidhje me Essex dhe ndoshta Londrën, dhe Cengu ka lidhje me Luton. Agjencia këshillon të gjithë shtetasit britanikë që të mos afrohen me tre shqiptarët për shkak të rrezikshmërisë, por të kontaktojnë policinë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo