Lajme

Dëborë në pranverë, rikthehen reshjet Tamarë e Theth

E teksa presim që pranvera të vijë, moti ka vendosur të na suprizojë. Në disa zona malore të vendit janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.

Raportohet se përgjatë natës reshjet e borës kanë mbuluar Thethin dhe Tamarën. Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje shiu ndërsa në lartësitë mbi 1200 m reshje bore. Megjithatë, akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin.

Ne foto: Pamje nga Thethi
Ne foto: Pamje nga Thethi

Ndërkohë, reshjet e borës kanë qenë prezentë edhe në Kosovë. Përgjatë gjithë natës reshjet e borës s’kanë ndalur në Prishtinën dhe disa qytete të vendit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo