Lajme

Zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon në krye të QSUT-së

Alma Cami do të zëvendësojë në krye të QSUT-së Albana Ficon. Cami aktualisht mban pozicionin si shefe e Shërbimit në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ditën e sotme Albana Fico u largua nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.  Ajo ka lënë postin e Drejtoreshës së QSUT-së, post të cilin e mbante që prej vitit 2021.

Burime për mediat bëjnë me dije se largimi i saj nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thuhet se ka ardhur pas zjarrit të rënë dy muaj më parë në Urgjencën e spitalit.

Kujtojmë se prej datës 11 shkurt, urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, vijon të jetë pjesërisht jashtë funksionit për shkak të zjarrit që ra në dhomën ku dhe ndodheshin serverat, në katin minus një të godinës së re. Deri më tani shkaqet e rënies së zjarrit janë të panjohura, ndërkohe Prokuroria e Tiranës është duke hetuar lidhur me këtë ngjarje.

Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo