Lajme

Ambasada Amerikane promovon prokuroren e SPAK, Dorina Bejko rrëfen jetën profesionale

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas, Marsit.

“Ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë. Një prej tyre është Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëgjoni historinë e Dorinës, si prokurore femër në Shqipëri”, – shkuan Ambasada Amerikane bashkëngjitur me një rrëfim të prokurores nga jeta profesionale si një prokurore grua në Shqipëri.

Në rrëfimin e saj prokurorja tregon arsyen pse zgjodhi këtë profesion, duke theksuar se përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit.

“Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.”

Dorina Bejko tregon dhe për sfidat apo vështirësitë që ka hasur gjatë detyrës së prokurorit në Prokurorinë e Pogradecit.

“Fakti që unë kam punuar në qytetin ku jetojnë familjarët e mi, ma ka shoqëruar karierën profesionale edhe më vështirësi apo paragjykime rast pas rasti.”

Ndërsa Ambasada e SHBA thotë se janë krenarë të nxjerrin në pah gra të jashtëzakonshme si prokurorja Dorina Bejko që po përmirësojnë botën.

“Jam Dorina Bejko, jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm të cilët mua dhe motrën time na kanë brumosur me idenë ë arsimimi dhe liria e zgjedhjes duhet të na udhëheqin në jetën tonë.

Ndoshta dhe për faktin se prindërit e mi, për shkak të regjimit diktatorial nuk e kanë pasur mundësinë të zgjedhin apo vazhdojnë arsimin e lartë.

Kam zgjadhur të bëhem prokurore sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri figurën e një pesoni që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Të qënurit prokurore grua shoqërohet me paragjykime apo diskriminime të llojit që një prokurore grua nuk është aq e fortë sa një prokuror burrë.

Për 14 vite kam ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Pogradecit. Fakti që unë kam punuar në qytetin ku jetojnë familjarët e mi, ma ka shoqëruar karierën profesionale edhe më vështirësi apo paragjykime rast pas rasti.

Nuk ka qenë e lehtë për mua të kem pasur përball si të pandehur, prindër të shokëve, shoqeve të fëmijëve të mi, apo të njohur të familjarëve të mi. Por ja kam dalë të mund këtë lloj trysnie duke menduar gjithmonë që nuk jam unë ajo që duhet të kisha frikë apo të ndihesha e pasigurt, por duhet të ishin të pandehurit sepse ata kishin shkelur ligjin.

Ndërsa unë kam qenë vetëm duke kryer detyrën time në respektim të etikës dhe të ligjit.

Grave të tjera që ndodhen në fillimet e karrierës së tyre do t’iu thoja të vazhdojnë të luftojnë dhe të mos dorëzohen.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo