Lajme

Një profil i Alma Canit, doktoresha që u emërua sot në krye të QSUT

Alma Cani do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo është prezantuar nga vetë ministrja Albana Koçiu në këtë post të rëndësishëm, i cili i besohet falë punës dhe profesionalizmit të lartë që ka treguar për vite me radhë si mjeke.

Një ish-studente me rezultate maksimale në vitin 1991, atëherë kur gjithë studentët u fokusuan te rënia e regjimit, doktoreshë Alma Cani i bënte të dyja, edhe aktivizimin por edhe mësimin.

Drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, doktoreshë Alma Cani menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua në Spitalin e sëmundjes së mushkrive, Sanatorium, që është kthyer prej vitesh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Pas studimeve të shkollës së lartë, ndër 3 përqind më të mirat në vend, Cani u specializua si mjeke pneumologe. Dhe në vitet 93-97 u specializua për anestezi – reanimacion.

Mjekja Alma Cani
Mjekja Alma Cani

Nuk e ndali punën studimore duke ndjekur specializimet edhe jashtë vendit, si Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi. Konferencat shkencore ishin një tjetër arritje që pasuroi cv-në e doktoreshës, me të cilën më së shumti çdo shqiptar e njohu gjatë kohës së pandemisë. U specializua në Ballkan, Europë, Amerikë e Afrikë duke qenë referuese në shumë vende.

Alma Cani pjesë e disa grupeve të rëndësishme kërkimore shkencore “Research” ku një prej tyre është ai i terapisë intesive

Në vitin 2009 mbron Doktoraturen me temë: Efikasiteti i PEEP-it ne Detresin Respirator Akut (A.R.D.S), ku mori vlerësimin maksimal nga Këshilli Shkencor i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, me gradën Doktor i Shkencave. Dhë në vitin 2016 mori titullin Profesor i Associuar.

Është pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë për lëndën Anestezi-Reanimacion. Në 2021 u emërua pedagoge e brendshme e mjekësisë për të dhënë ekspertizën e saj për studentët e rinj.

© Newsbomb.al

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo