Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ditën e sotme ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që i dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falënderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështejen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje, e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”, ka shkruar Egesa.
Meritoni gjatë rrëfimit të tij në “Big Brother Vip Albania”, tha se djali i tij është me autizëm dhe kjo ishte arsyeja se pse ai kishe vendosur të bëhej pjesë e formatit.
Deklarata e Meritonit: “Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.
Kam shumë emocione kur flas për djalin tim, kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as në kamerë telefoni. Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali, ia kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten. E kam takuar djalin kur ishte 2 vjeç, e kam të vështir të flas.
Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten, ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli, dua të shoh ndonjë video, apo diçka, uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptojë ndarjen tonë, do t’i kërkoj falje djalit tim dhe do të mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”
Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndrojë afër.
ks