Lajme

E rëndë në Berat/ 5 persona dhunojnë barbarisht kamerierin 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në Berat, ku 5 persona kanë shkuar në një piceri dhe kanë dhunuar barbarisht kamerierin 17-vjeçar.

Burime për media bëjnë me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 00.45, ku 5 shtetas kanë shkuar dhe kanë rrahur me grushte, shkelma e karrige adoleshentin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Klientët që kanë qenë të pranishëm janë frikësuar dhe janë larguar me vrap nga piceria. 17-vjeçari ka marrë disa plagë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj përplasje të ashpër, ndërsa mësohet se policia deri më tani ka shoqëruar në komisariat 15 persona, mes tyre dhe 5 autorët e dyshuar. Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo