Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se ka vendosur një stimulues kardiak të hënën e kaluar, pasi më parë ka kryer tre operacione në zemër. “Të hënën e kaluar bëra një operacion. Vura një stimulues kardiak”, shpjegoi ai në podcastin e tij “Arnold’s Pump Club”.
“Më duhet t’ju them se unë problemet e mia shëndetësore i kam mbajtur private, por kam marrë shumë mesazhe dhe emaile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë, duke më thënë se duke folur për operacionet e mia të zëvendësimit të valvulave u kam dhënë guxim dhe shpresë për t’u përballur me të tyret”.
“Para së gjithash, dua që ju të dini se po ia kaloj mirë”, shtoi Schwarzenegger. “Unë u operova të hënën dhe të premten isha në një ngjarje të madhe mjedisore me shoqen dhe kolegen time avokate të fitnesit, Jane Fonda.
“Meqë ra fjala, kur flasim që ushtrimet janë pilula e vetme magjike për të ndaluar plakjen, shikoni Jane. Ajo është 10 vjet më e madhe se unë, bën 87 këtë vit!
“Askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se e nisa javën me operacion. Dua të falënderoj të gjithë ekipin tim në Klinikën e Cleveland. Të gjithë mjekët dhe infermierët u kujdesën për mua dhe e bënë operacionin sa me më pak dhimbje”.
Ai gjithashtu theksoi se ishte një operacion i domosdoshëm me këshillën e mjekëve, pasi plagët e mëparshme i kishin sjellë probleme. “Ata gjithashtu më thanë se ishte koha për të vazhduar me këtë sepse disa plagë nga operacioni im i mëparshëm, më kishin bërë rrahjet e zemrës të parregullta”, tha ylli i Terminator.
“Kështu ka qenë prej disa vitesh, kështu që mbaja kontakte me ekipin tim mjekësor dhe i vizitoja personalisht të paktën një herë në vit për të bërë një kontroll të plotë dhe për të parë se si po më shkon zemra”.
bal