Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë, pasi është hedhur nga kati i 6-të në zonën e “Ali Demit”. Newsbomb.al ka siguruar pamje ekskluzive nga ngjarja e rëndë, ku ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale I.T.
“Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, dëshmitarët kanë dërguar pranë redaksisë tonë pamjet nga momenti i vetëflijimit të 53 vjeçarit.
Newsbomb.al mëson se pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë, Policia ka thirrur familjarët e këtij shtetasi por ai nuk ka pranuar të flasë me askënd, duke refuzuar të zbresë nga pallati dhe për pasojë është vetëflijuar.
Vijon…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo