ShowBizzz

Nisin debatet mes fermerëve, Ditea: “Mos të m’i prekë asnjë gjërat personale”

Kanë nisur debatet e para në Ferma VIP. Ditea është acaruar me fermerët dhe e revoltuar u ka kërkuar atyre që mos t’ia prekin asgjë nga sendet e saj personale.

Por, siç duket kjo gjë po ndodh dhe me banorët e tjerë, sepse edhe Dijonisi gjithashtu ka shprehur acarimin e tij dhe ka thënë se e njëjta gjë po ndodh me sendet e tij personale.

Pjesë nga diskutimi:

Ditea: Merr një shapkë, merr një atlete, se nuk hyj dot në shtëpi me këto atlete.

Dijonisi: Po bën 2 ditë kjo gjëja.

Elsa: Do shapkat e mia?

Ditea: Jo nuk dua gjë, unë dua gjërat e mia, dhe gjërat e mia personale mos t’i preki më njeri.

Dijonisi: Fiks. Shumë e shëmtuar.

Ditea: Kushdo që ta ketë bërë, mos t’i preki më njeri sepse është shumë e shëmtuar.

Renisi: Dhe unë jam dakord.

Ditea: Nëse doni ndonjë gjë, ejani dhe ma kërkoni dhe ua jap me gjithë qejf.

Renisi: Ke shumë të drejtë.

Dijonisi: Dhe mua m’i kanë marrë, më kanë lënë pa gjë fare.



ks