Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në qytetin e Kavajës.
Në përkujtim edhe të 26 marsit 1990, demonstratës së parë antikomuniste, Bardhi tha se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment ku qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 12 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.
“Edhe pas 33 vitesh, Kavaja i dha leksion partise demokratike, dhe na tregoi të gjithëve se cila eshte rruga qe duhet te ndjekim drejt 2025. Une nuk do te shpall fitoren sot ketu, por kam bindjen se po te bejme ate qe bete ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojme ate qe se realizuam dot ne vitin 2021. Te garantojm fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria.
Në 14 maji të një viti më parë, ju kishit morlali, ndërsa përballë kishit antimoralin, siç është Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj. Dhatë leksionin e qendresës por edhe leksionin se vetem të bashkuar mund të fitojmë.
Nuk kam ndermend tu flas ju se sa keq qeveris Edi Rama. Sepse ju jeni ata që me shumë se ne e vuani keqeverisjen. Madje në vitet e fundit ne ua kemi shtuar vuajtjen me gabimet tona. Prandaj ne ju detyrohemi një ndjesë të sinqertë dhe krahas kësaj kemi për detyrë të krijojmë rrugën se si Partia Demokratike, do duhet të kthehet në pushtet”, tha Bardhi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo