Bes Kallaku konfirmoi atë që përflitej prej kohësh në mediat rozë, ndarjen me Xhensilën. Interesi i publikut ishte i madh për dyshen e konsideruar si një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.
Ata vetë megjithatë kishin preferuar të heshtnin derisa aktori i humorit e pohoi së fundi se janë duke mbyllur një kapitull në jetën e tyre. Por një veprim i fundit i Xhensilës ka nxitur spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” në disa komente që janë bërë në klipin e këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin.
bal