Kate Middleton ishte shtruar në spital, në një gjendje mjaft të rëndë edhe në vitin 2012. Së fundi, princesha deri në momentin kur njoftoi se kishte kancer, ishte shfaur vetëm një herë në publik pas operacionit abdominal të kishte kryer në janar. Sakaq, në vitin 2012, kur ishte në fazën e hershme të shtatzënisë, ajo sërish përfundoi në spital. Pas lajmit që media mori vesh për qëndrimin e saj në spital, familja mbretërore njoftoi se ajo ishte shtatzënë dhe vuante nga të vjella të shumta, pasuar me dehidratim, shpesh me çrregullime elektrolitike, ketoza dhe humbje peshe.
Mediat ndërkombëtare asokohe krijuan një dramë rreth kësaj, dhe së shpejti ndodhi një tragjedi e madhe, shkruan Telegrafi. Gazetarët u tallën me spitalin, stafi u mashtrua dhe ndodhi një ngjarje e rëndë. Pas njoftimit të shtatzënisë së Kate Middleton, disa prezantues të radios australiane 2DayFM telefonuan spitalin ku Kate po qëndronte për shkak të të vjellave të forta në fillim të shtatzënisë dhe u paraqitën si mbretëresha e Britanisë dhe princi. Infermierja që u përgjigj besoi se po e telefononte vërtet Mbretëresha Elizabeth dhe i zbuloi prezantuesve gjendjen e Kate-t.
Pas daljes së kësaj historie në publik, u krijua një kaos i përgjithshëm, dhe pas disa ditësh, infermierja u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër. Më vonë u konfirmua se ajo kishte kryer vetëvrasje.
bal