Nuk është hera e parë që dy konkurentet, Egla Ceno dhe Rike Roci përplasen me fjalë, por edhe fizikisht me njëra-tjetrën. Debati dhe përplasja e radhës ka ndodhur jo më larg se disa orë para Prime-it të Big Brother Vip Albania.
Teksa ndodheshin në dhomën e grimit, Egla dëgjohet duke iu drejtuar Rikes me fjalë të ashpra, teksa i thotë se duhet t’i vijë turp.
“Ngelët t’u u marrë me qimet e hundës time. Nuk keni një vete për tu marrë, jeni të dëshpëruara. Budallaqe.
Gocë e keqe, që infekton dhe gocat e tjera. Më mbani akoma këtë se nuk e kam shfaqur veten akoma. Xheloze dreqit, po plasni fare. Gocë e paformuar akoma, gruja 40 vjeç. S’ke turp. Ta kam zgjat shumë me atë surratin tënd.
Ti je e shqepur, nëse unë jam e qepur. Shqepësirë. Do bukë për atë gojën tënde ti? Ta jap unë! Për atë gojën tënde të shqepur. E shqepme komplet, nga koka te këmbët. Vetëm tegeli të mungon. Qepe o e shqepme. Rikja e shqepme bën si naive”, -dëgjohet Egla të thotë ndërsa bëhen gati në dhomën e grimit.
© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo