Ilnisa dhe Meritoni më në fund janë ribashkuar pas disa ditëve ku qëndruan larg njëri-tjetrit për shkak të dënimit nga Vëllai i Madh. Mbrëmjen e sotme dënimi ka përfunduar dhe me të dëgjuar vendimin, Ilnisa dhe Meritoni u hodhën në krahët e njëri-tjetrit.
Çifti nuk u përmbajtën para kamerave me puthje e përqafime sa u desh ndërhyrja e Ledionit për t’i rikujtuar se janë në transmetim live.
“Mos harroni që jemi akoma në transmetim live”, i tha Ledioni.