Ura në brigjet e lumit Patapsco në Meriland u shemb gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, pas një goditje nga një anije mallrash.
Mediat e huaja raportojnë se të paktën 6 persona kanë humbur jetën. Të martën vonë, ekipet e shpëtimit gjetën një trup në ujërat e lumit Patapsco, ndërsa pesë të tjerët nuk janë gjetur ende.
Dy persona të tjerë u nxorën të gjallë, njëri i dëmtuar lehtë që ndodhet në spital, ndërsa një tjetër pa lëndime.
“Në këtë pikë, bazuar në sasinë e kohës që nga rënia e urës dhe temperaturat e ujit, ne nuk mendojmë se do të gjejmë ndonjë nga këta njerëz ende gjallë ,” tha polici Shannon Gilreath në një konferencë shtypi.
Ura e madhe e Baltimores në Shtetet e Bashkuara u shemb në orën 01:30 me orën lokale, pasi u godit nga një anije e madhe mallrash nën flamurin e Singaporit. Kompania e anijeve Synergy Marine Group konfirmoi për mediat në SHBA se anija “Dali” mbushur me kontenier ishte në përdorim të saj dhe goditi urën.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores thotë se ura u shemb në lumin Patapsco pasi u godit nga një anije në orët e para të mëngjesit të sotëm.
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo