Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan.
Kreu i qeverisë shkruan se ky program do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo