ShowBizzz

Meritoni betohet të lë garën në ‘BBVA’ dhe i premton Ilnisës, “Do të ikim tek Loari në Austri, do të vazhdojmë jetën tonë”

Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën.

Gjithashtu i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin tek djali i tij, Loari në Austri.

“Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë. Po ta premtoj. Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë. Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV.

Por Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e Big Brother Vip, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua.



ks