Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të ishte më e mirë për të gjithë, është kujdesi ndaj regjimit të përditshëm ushqimor. Me vitaminat e duhura që marrim përmes ushqyerjes, mund t’ia dalim të kemi lëkurë të shëndetshme. Më poshtë, po sjellim disa ide që duhet t’i mbani çdo ditë në mendje, për trup, lëkurë por edhe mendje të shëndetshme.
Dieta kundër plakjes:
Përbërësit kryesorë:
Peshku
Proteina (fileto pule)
Panxhari
Qitro
Vitamina E
Boronica
Ujë (të paktën 2 litra ujë në ditë)
Përbërësit që duhen shmangur:
Produktet e qumështit
Kafeina
Alkooli
Gruri
MËNGJESI:
2 gota ujë
1 gotë me ujë të ngrohtë me një fetë limoni
1 tas me drithëra (pa grurë) duke e përzier me qumësht orizi. Shto pak arra dhe mjaltë për shije.
OSE
1/2 filxhan kos me fruta
PARADITE
1 gotë me lëng panxhari, karota dhe xhinxher.
DREKA
Mish i bardhë, mish i kuq pa yndyrë, ose mish derri me avokado.
OSE
Sallatë me bishtajore, fara nga fruta të thata dhe vezë të ziera që i shtohen për proteina.
PASDITE
Lëng frutash ose limon me ujë të ngrohtë
3 gota ujë
1 grusht arra ose fruta të tjera të thata
DARKA
3 gota ujë
2 filxhanë me lëng perimesh (asparag, brocoli and spinaq) me mish pule, peshk ose mish deri.
PAS DARKËS
Detox ose çaj kamomili.