Lajme

Shpërndanë në rrjete sociale videon e një shtetase, shpallen në kërkim 2 të rinjtë

Polica e Tiranës ka shpallur në kërkim 18 vjeçarin E. G., dhe një adoleshente pasi akuzohen se kanë shpërndarë në rrjetet sociale videon e një tjetër shtetaseje.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se të kërkuarit akuzohen për cënim të privatësisë së shtetases në fjalë, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 po punojnë për kapjen e shtetasit E. G., 18 vjeç dhe të një shtetaseje 16 vjeçe, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në rrjete sociale, një video të një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë këtu që rastet  e krimeve kibernbetike, të shantazhimit, bullizimit nëpërmjet rrjeteve sociale janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në Shqipëri. Këto bëhen nga autorët me qëllim përfitimin monetar ose seksual nga viktimat e rënë pre të kurtheve të videove online.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo