Lajme

A është gjallë apo i vrarë? Tonin Vocaj flet për të shumëkërkuarin Ervis Martinajn

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka deklaruar se se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Grida Dumën, ai komentoi edhe fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen. Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet,” tha Tonin Vocaj.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Në fillim të këtij viti Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, foli për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Në një konferencë për mediat, Balla tha se kjo çështje vijon të mbetet një sfidë e pazgjidhur. Ai theksoi se policia ka shumë informacione për këtë çështje, mirëpo nuk mund të japë më tepër detaje pasi janë sekrete.

E mora detyrën më 15 korrik 2023. Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret”, tha Balla.

LEXO EDHE: Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Kemi shumë informacione, janë sekrete

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo