Rebel Wilson, aktorja 44-vjeçare australiane, së fundmi ka folur për humbjen e virgjërisë së saj, duke thënë se e humbi atë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, ajo mund të dërgojë një “mesazh pozitiv” për të tjerët.
Në kujtimet e saj të ardhshme, Rebel Rising, që do të publikohet më 2 prill, Wilson e përfshiu këtë zbulim për të siguruar të rinjtë se është në rregull të mos nxitohen në përvoja të tilla.
“Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur”, u shpreh Wilson pët PEOPLE. “Dhe unë mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion si i ri”.
Wilson gjithashtu reflekton mbi përvojën e saj si adoleshente, duke pranuar se ndihej në siklet dhe e shmangte sa më shumë temën. Ajo tregoi se përpiqej ta anashkalonte temën duke u larguar ose duke e devijuar bisedën sa të mundej. “Normalisht do të largohesha nga dhoma kur po ndodhte biseda”, vazhdon ajo.
Wilson theksoi se secili ka afatin e tij kohor dhe nuk duhet të ndihet nën presion për t’u përshtatur me pritjet e shoqërisë. Ajo shpreson që hapja e saj për përvojën e saj do t’i inkurajojë të tjerët të ndihen më rehat me zgjedhjet e tyre në lidhje me intimitetin.
bal