Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij:
1. Çaji mund t’ju ndihmojë të humbni në peshë.
Disa të dhëna tregojnë se caji jeshil mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Duke qenë një burim i fuqishëm i katekinave, që janë antioksidues me efekt përshpejtues të metabolizmit, si rrjedhojë do të nxitet metabolizmi gjatë aktivitetit fizik e kështu do të digjni më tepër kalori.
2. Çaji mund të forcojë sistemin imunitar.
Sigurisht falë antioksidantëve, caji jeshil mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe si rrjedhojë të mbrojë organizmin nga viruset e ndryshme.
3. Ai mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Kërkimet e ndryshme e të shumta shkencore kanë treguar se caji jeshil falë flavonoideve, bën të mundur menaxhimin e mirë në reduktimin e kolesterolit në terapitë mbeshtetëse sigurisht, dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e probabilitetit për sëmundje të zemrës.
4. Çaji mund të ndihmojë në parandalimin e luftës kundër kancerit.
Caji jeshil është i pasur në katekin dhe epigallokatekin gallate (EGCG), të cilat janë përbërës kryesorë në parandalimin e luftës kundër kancerit. Këto dy përbërës ndihmojnë në reduktimin e proceseve inflamatore në organizëm dhe gjithashtu minimizojnë riskun që shkakton stresi oksidativ dhe radikalet e lira në qeliza.
5. Çaji bimor mund të ndihmojë sistemin digjestiv.
Polifenolet, kalojnë të paabsorbuara në intestin, ku në fakt shpërbëhen nga bakteret e saj. Në këtë mënyrë ato gjenerojnë një burim energjie për bakteret e mira që jetojnë në intestin, duke i lejuar atyre shumimin dhe rritur larmishmërinë e tyre. Si rrjedhojë përmirësojnë funksionin e intestinit dhe ndihmojnë në modifikimin e sistemit imunitar të tij.
6. Mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe stresit të përditshëm.
Caji jeshil përmban një lloj aminoacidi, të quajtur L-Theanine, i cili ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit, sidomos gjatë terapive mbështetëse.
7.Promovon jetesën e shëndetshme e të gjatë.
Caji jeshil, duke qenë i pasur ne polifenole, pra, me përparësi antioksiduese, ka aftësi të reduktojë inflamacionin, të reduktojë stresin oksidativ, që shkaktohet nga radikalet e lira dhe të reduktojë gjithashtu edhe shenjat e moshës.
8. Është shumë i pasur në antioksidantë.
Polifenolet të cilat gjenden në gjethet e bimës së cajit, janë antioksiduese të fuqishme, të cilat mbrojnë qelizat e trupit nga stresi oksidativ dhe radikalet e lira. Gjithashtu flavonoidet janë një tjetër përbërës i rëndësishëm i bimës së cajit, të cilat ndihmojnë edhe në reduktimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
9. Mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kockor.
Caji jeshil mund të ndihmojë në reduktimin e riskut për osteoporozë, sidomos gjatë dhe pas periudhës së menopauzës.
10. Mund të promovojë përmirësimin e përqëndrimit dhe kujtesës.
L-Theanina dhe kafeina, janë të dyja përbërëse të cajit jeshil, të cilat nxisin përmirësimin e kujtesës dhe të përqëndrimit gjatë periudhave të ngarkuara. Gjithashtu ato promovojnë për një performancë më të mirë të trurit dhe funksioneve konjitive.
Prandaj mundohuni që gjatë ditës tuaj të konsumoni sa më shumë çaj. Sidomos tani që po vjen stina e ngrohtë dhe të gjithë ne kemi nevojë për energjinë që ai dhuron. Kujdes ama, asnjëherë mos e tejkaloni masën, pasi gjithmonë duhet ruajtur balanca, në mënyrë që të keni rezultatet e dëshiruara.