Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke shkaktuar shqetësim për të ardhmen e monarkisë. Që atëherë, britanikët kanë treguar më shumë se kurrë lidhjen e tyre me Kurorën, siç shpjegon gazetari Mark Ross, ekspert i familjes mbretërore.
“Sipas një burimi të mirëinformuar, të gjitha indikacionet tregojnë se ajo ka kryer histerektomi dhe vuan nga kanceri i zorrës së trashë. Siç shpjegoi ai, Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.
I pyetur se kur do të kthehet në detyrat e saj mbretërore, ai tha se nuk do të kishte asnjë komunikim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore.
“Nuk do të jetë në Pashkë siç ishte paralajmëruar. Ne ndoshta po flasim për qershorin ose korrikun, ndoshta në garat mbretërore në Ascot”, tha ai.
“Duke ditur shqetësimin e saj për t’u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re. Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, tha Ross.