Aktoret Jennifer Aniston, 55 vjeçe, dhe Sandra Bullock, 59 vjeçe, së bashku me gruan e Jason Bateman, Amanda Anka, u panë duke dalë nga një klinikë luksoze për kirurgji plastike. Treshja u përpoq të mos binte në sy ndërsa dilnin nga The Retreat At Split Rock në Greenëich, Connecticut.
Klinika është e specializuar në tërheqjen e fytyrës, ngritjen e vetullave dhe syve dhe ofron shërbime të tjera, si injeksione Botox. Dr. Neil A. Gordon, një kirurg i njohur plastik i fytyrës, mbikëqyr operacionet në objekt, duke tërhequr klientë të cilët janë të njohur në mbarë botën, duke përfshirë njerëz si Aniston dhe Bullock.
Në përpjekje për të fshehur identitetin e saj, Aniston kishte vendosur një kapele të madhe të zezë që i mbulonte një pjesë të fytyrës dhe një shall të madh, ndërsa Bullock zgjodhi një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. E pranishme ishte edhe Anka, e cila është shfaqur në serialin e Aniston “The Morning Show”, e cila kishte veshur një pulovër të kuqe.
Aniston dhe Bullock kanë qenë folur më herët për përvojat e tyre me procedurat kozmetike. Aniston ka pranuar se kishte provuar injeksione, por shprehu rezerva për efektet e tyre, ndërsa Bullock për aludimet në media për përdorimin e mbushësve në fytyrë, është shprehur se në daljen e saj në Oscars 2018 kanë qenë si pasojë e alergjisë.
Ylli e “Friends”, e njohur për bukurinë e saj të përjetshme, ka treguar më parë për qasjen e saj të kujdesshme ndaj procedurave kozmetike, duke theksuar ekuilibrin që është përpjekur të mbajë mes përmirësimit të pamjes dhe mbajtjes së një pamjeje natyrale.
Ndërsa Aniston, Bullock dhe Anka vazhdojnë të magjepsin audiencën me talentin e tyre në ekran, këto foto që tregojnë daljen e tyre nga klinika, kanë ngjallur diskutime rreth presioneve dhe pritshmërive që u bëhen grave në Hollywood për të sfiduar efektet e plakjes.
Galeria fotografike
bal