Tre fëmijët e mbretit të popit, Michael Jackson, kanë bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq për të nderuar babanë e tyre të ndjerë, në muzikalin ‘MJ’ në Londër.
Vajza e tij 25-vjeçare, Paris Jackson, ka pozuar me një fustan gjysmë të tejdukshëm ngjyrë kafe të errët, të cilin e ka shoqëruar me një çantë metalike “clutch”.
Pranë saj ishin vëllai i saj 27-vjeçar Prince dhe 22-vjeçari Blanket. Paris dhe Prince janë fëmijët që Michael Jackson pati me Debbie Rowe, me të cilën ishte i martuar nga viti 1996 deri në vitin 2000.
Blanket, emri i vërtetë i të cilit është Bigi, lindi nga një surrogate, identiteti i së cilës nuk u bë publik.
Paraqitja e re publike e fëmijëve të Jackson erdhi në mes të një beteje ligjore midis Blanket dhe gjyshes së tij, nënës së Mbretit të Pop-it për pasurinë e tij.
Ai kundërshtoi në një gjykatë gjyshen e tij Katherine Jackson, e cila ka përdorur fondet nga pasuria e Mbretit të Popit për të paguar tarifat e saj ligjore në një mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi shitjen e katalogut të këngëtarit te Sony. Koleksioni i këngëve aktualisht vlerësohet në 1.5 miliardë dollarë.
Blanket argumenton se gjyshja e tij duhet të mbulojë shpenzimet e saj ligjore dhe të mos paguhet nga të drejtat e autorit të punës së babait të tij.