Vec lajmit shokues, një detaj ra menjëherë në sy të publikut kur Kate Middleton përmes një videoje shpërndau lajmin se vuan nga sëmundja e kancerit. Admiruesve të familjes mbretërore u bëri përshtypje fakti që bashkëshorti, princit William, nuk u bashkua në video-mesazhin e princeshës.Një burim i afërt pranë familjes mbretërore thotë se gjithçka ishte e qëllimshme, pasi Kate jo vetëm e shkroi vetë mesazhin e ndjerë, por donte ta ndante personalisht me miliona njerëz në mbarë botën. “Ai ishte një mesazh që kishte lidhje pikërisht me shëndetin e saj dhe për këtë arsye donte që ta ndante vetë mesazhin tek njerëzit,” tha një burim i brendshëm i pallatit për “People”. Pavarësisht vendimit të Kate, princi William është treguar shumë mbështetës dhe bashkëpunues në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë të saj që ka lidhje me shëndetin. “William është jashtëzakonisht krenar për gruan e tij, për guximin dhe forcën që ajo ka treguar jo vetëm këtë javë, por që nga operacioni në janar,” thotë i njëjti burim. “Tani më shumë se kurrë, ai është përqendruar në faktin që e shoqja të ketë të gjithë privatësinë e nevojshme për ta kaluar këtë betejë me kancerin, si edhe për të mbrojtur fëmijët nga interesi i vazhdueshëm i mediave rreth çdo lajmi që ka lidhje me Kate dhe shëndetin e saj,” vijon ai.
Kate megjithatë në mesazhin e saj personal nuk harroi që të vlerësonte publikisht mbështetjen që i ka dhënë i shoqi gjatë këtyre muajve të vështirë. “William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë situatë privatisht, për hir edhe të familjes dhe fëmijëve tanë,” tha ajo në video. “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohën e vet. Më janë dashur ditë të tëra që të shërohem nga operacioni në janar. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë që t’u shpjegojmë gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një në mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar që do të jem mirë,” tha ajo.
bal