ShowBizzz

Heidi hedh lulet, kush do të jetë ‘nusja’ e radhës në “Big Brother Vip Albania”?

Në një ceremoni të organizuar nga “Vëllai i madh” të mbushur me emocione, Heidi dhe Romeo u bashkuan në martesë brenda murave të shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3”.

Gëzimi dhe festa morën një moment kulmor kur, ashtu siç e parashikon tradita, nusja hodhi buqetën e luleve.

Rikja, një tjetër banore e shtëpisë, ishte ajo që pati fatin të kapte buqetën.

Sipas besimeve të zakonshme, të kapurit e buqetës nga një beqare simbolizon se ajo do të jetë nusja e ardhshme.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo do të sjellë ndonjë zhvillim të ri për Riken brenda shtëpisë së famshme.

Ndërkohë, Heidi dhe Romeo u shprehën gatishmërinë e tyre për t’u lidhur në martesë me fjalët “Po”, në një seremoni madhështore të kuruar nga Vëllai i Madh.

Ceremonia u pasua me shkëmbimin e unazave dhe puthje të ngrohta që rrëqethën jo vetëm të ftuarit, por edhe shikuesit që ndoqën ngjarjen nga ekranet e tyre.