Mbrëmja e së premtes solli një tjetër atmosferë në ambientet e shtëpisë më të ndjekur, “Big Brother Vip3”.
Romeo dhe Heidi, si një çift i përzgjedhur nga banorët e tjetë, u martuan.
Mirëpo pasditen e sotme kanë filluar komentet lidhur me çiftet, ku shumë banorë dyshojnë në ndjenjat e dyshes.
“Nga armiq, e kam kundërshtare, s’kam besim, mosbesim para tre ditëve, besim dhe dasmë…Sigurisht që diçka nuk shkon. Ose mosbesimi është fake ose dasma është fake”- është shprehur Juli gjatë një bisede të zhvilluar me disa prej banorëve në oborr.