Bota

3 vendet ku është e ndaluar të divorcohesh nëse je shtatzënë

Në disa shtete në botë jo vetëm që ndalohet aborti, por ndalohet edhe divorci në rastet kur gruaja është shtatzënë.

Në Missouri për shembull, përveç abortit, divorci është i ndaluar edhe në rastin e shtatzënisë. Jo pak herë ky fakt ka nxitur indinjatën në nivel kombëtar. Ky ligj jo vetëm që u privon grave lirinë për të vendosur për shtatzëninë e tyre, por gjithashtu i detyron ato të mbeten të bllokuara në marrëdhënie toksike dhe të rrezikshme.

Një artikull i fundit i Guardian nxori në pah dramën e një gruaje, e cila pas vitesh abuzimi në familje vendosi t’i jepte fund martesës së saj kur, gjatë muajit të gjashtë të shtatzënisë, zbuloi se burri kishte abuzuar edhe me djalin e tij të vogël.

E vendosur për t’i dhënë fund marrëdhënies toksike që e lidhte me burrin e saj, kontaktoi një avokat të specializuar për të filluar procedurat e divorcit, por më pas zbuloi se ligji në fuqi në shtetin e Misurit e pengonte atë të vazhdonte me ndarjen për shkak të shtatzënisë së saj.

Ky është vetëm një nga shembujt e panumërt se si gratë detyrohen të mbeten të lidhura me partnerët abuzues.

Dhe Misuri nuk është i vetmi shtet që vendos këto kufizime. Sipas asaj që raportohet nga Shoqata Amerikane e Shtatzënisë, edhe në shtetin e Teksasit ekziston një ligj që i ndalon gratë të ushtrojnë të njëjtat të drejta. Për më tepër, në Arizona, megjithëse nuk ka legjislacion specifik për këtë çështje, ka një vështirësi të konsiderueshme në procedimin e kërkesës për divorc nëse gruaja është shtatzënë.



/tiranapost