ShowBizzz

Ditea shpërthen në lot, çfarë ndodhi në Ferma VIP

Ditea është përlotur dhe ka thënë se e ka marrë malli për familjen dhe qëndrimi në “Fermën VIP” e ka bërë atë të përjetojë ankth për imazhin e saj dhe sesi duket nga jashtë. Blogerja është shprehur se gjërat janë shumë të vështira brenda dhe pse duken të lehta jashtë.

Ajo ka thënë se dhe problemet e të tjerve atë e prekin dhe pse s’kanë lidhje me të, ato sërish ndikojnë tek ajo. 

“Qenka shumë e vështirë brenda, në kuptimin se kur e sheh nga jashtë duket më e lehtë. Më duket sikur po rri kot këtu dhe po humbas kohën”, është shprehur Ditea me lot në sy.