Së fundmi në një emision televiziv i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të humorit Julian Deda, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Në daljen e tij të fundit televizive, Mario Deda mbështeti vëllanë në rrugëtimin e tij, por njëkohësisht dha dhe disa deklarata të forta.
Ai ka sqaruar për herë të parë dhe marrëdhënien e tij me këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjatë qëndrimit në BBV 2, Mario Deda e ka mbështetur Luizin duke u shprehur se ata janë miq që nga fëmijëria, ndërsa menjëherë pas daljes Luizi mohoi të kishte miqësi mes tyre.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e kanë sqaruar këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, Mario u shpreh se mes tyre nuk ka pasur kontakt që i ka çuar gjërat në sqarim.
Ai tha se e mirëkupton pjesën që Luizi pas daljes ka marrë një “boom” informacionesh dhe i duhet koha e tij për t’i procesuar.
Megjithatë, mes tyre ka pasur një kontakt njerëzor dhe duket se ka qenë Luizi ai që e ka kontaktuar.
“Mund të them që ndonjëherë kemi patur kontakt për aq sa na lidh ana njerëzore, për ngushëllimin e babit. Luizi është treguar i rregullt, sepse s’mund t`ia hedh poshtë gjithë këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera Mario Deda.
lokimagazine