LifeStyle

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndryshimi i orës

Kanë mbetur edhe pak orë për datën tradicionale të së dielës së fundit të marsit, ku çojmë akrepat e orës një orë përpara.

Konkretisht, ndryshimi i orës sivjet do të bëhet në orët e para të së dielës, 31 mars 2024, kur akrepat e orës tregojnë 03:00, duhet t’i vendosim një orë përpara për të treguar orën 04:00.

Pse ndryshon ora?

Ndryshimi i orës është një “zgjidhje e gjelbër” pasi avantazhi kryesor është kursimi i energjisë. Në total, gjatë muajve të verës ne kursejmë 210 orë energji elektrike duke përfituar nga Dielli.

Në vitet ’70, nën ndikimin e krizës së naftës, shumica e vendeve evropiane u përpoqën të shfrytëzonin dritën e ditës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Që nga viti 1996, ka hyrë në fuqi një rregullore e vetme, pan-evropiane, në të cilën në pranverë i kthejmë orët një orë përpara (në mënyrë që të përdorim dritën e ditës për një orë shtesë), ndërsa në vjeshtë i kthejmë një orë prapa.