ShowBizzz

“Mos bini pre e provokimeve”- Reagimi i parë i Egla Cenos pas përjashtimit nga “BBVIP”: Unë shpëtova!

Aktorja Elga Ceno reagoi menjëherë pas përjashtimit nga Big Brother. Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë.

“Unë shpëtova për vetën time”, tha Egla duke u larguar.

“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë.  Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

Egla Ceno është skualifikuar nga loja, një ditë pasi ajo i hodhi gotën me verë në kokë Meriton Mjekqit, duke debatuar ashpër me të dhe me Ilnisën.

Vendimi i vëllait të madh erdhi në një zarf të zi, që u lexua nga Julian Deda.

Po ashtu të ndëshkuar do jenë edhe Meritoni me Ilnisën, por vendimi për ta do të merret të martën në shoun e radhës.

“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes për sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë kemi shkuar në veprime të tilla. Në provokimet e vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të s’kualifikoje Eglën nga loja. Televotimi aktual do anulohet, dhe vëllai i madh ju njofton se po ashtu do marrë një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në shoun e të martës”, lexoi Juli.