ShowBizzz

“Një program antivlerash”- Donald Veshaj ironizon Jul Dedën rreth deklaratës virale

I ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Donaldi foli për situatën që Romeo ka krijuar brenda shtëpisë së BBV, ku janë përfshirë edhe banorë të tjerë, si përshembull Juli.

Aktori u ndal pak edhe tek kunjat që ka pasur me vëllanë e Jul Dedës, Marion.

Ata janë përplasur në rrjetet sociale duke thumbuar njëri-tjetrin, ku Donaldi shprehet se ka qenë Bora ajo që e ka ndaluar dhe nuk e ka lejuar të bëjë reagimet që ai i ka menduar të duhura në ato momente.

Ai tha se nuk i duket e drejtë që Mario të dalë e të flasë për Romeon, ndërkohë që ai nuk është prezent, sikurse bën ai vetë me Julin.

Nuk jam ai lloj djali që t flas keq për Julin në mos prezencën e tij sepse ai është brenda, të analizoj lojën e Julit apo ta ofendoj atë. Unë kam respekt për të dhe nuk kam pse të flas keq. Juli para se të futej në BBV e ka konsideruar si një program që tregon anti-vlera. Tashmë është brenda këtij programi për të fituar atë të parin e anti-vlerave”- tha ai duke ironizuar Julin dhe deklaratën e tij të vjetër dhe virale për formatin Big Brother.



lokimagazine