Armaldo Kllogjeri ka qenë pjesë e Big Brother VIP në edicionin e dytë të këtij reality shou.
Maestro, siç njihej nga të gjithë, u pëlqye tejet shumë nga publiku për lojën që zhvilloi brenda.
Ish-konkurrenti sot (e diel) ka bërë një reagim pas përjashtimit të Egla Cenos nga ky format.
Postimi
“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë në Teatër, tani që dole nga BBV3, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”, ka shkruar ai.
Kjo mbase për shkak të lojës së egër që zhvillohet brenda, debateve e eskalimeve që bëhen.
Egla në ndërkohë u përjashtua nga ky format për shkak të sjelljes së saj të fundit, por edhe për ofendimet që ka bërë.
Veç Eglës, e fundit që u largua nga BBVA është aktorja Julia Iliriani.